image Hill: E bukur të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah

Politikë

Hill: E bukur të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah

news image

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është parë i lumtur teksa ka shikuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake ushtrisë serbe dhe ushtrisë amerikane në stërvitjen “Ujku i Platinit”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka thënë se është e bukur të shohës forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah.

“Është bukur të shohësh forcat serbe dhe amerikane që punojnë krah për krah dhe mësojnë nga njëra-tjetra – le të bëjmë më shumë. Ne jemi më të fortë së bashku.” – ka shkruar Hill në Twitter.

Kujtojmë se në stërvitje marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë të forcave të armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës, Britanisë së Madhe, Greqisë, Italisë, Hungarisë, Rumanisë, SHBA-së, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Serbisë.

/GazetaSinjali/