image Higuain pensionohet në fund të sezonit

Futboll

Higuain pensionohet në fund të sezonit

news image

Sulmuesi i Inter Miami, Gonzalo Higuain do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit MLS, sipas babait të argjentinasit, transmeton Sinjali Sport.

34-vjeçarit, i cili është në sezonin e tij të tretë me Miami, i skadon kontrata në dhjetor.

Kishte spekulime se ish-sulmuesi i Real Madridit do të kërkonte një transferim në vendlindjen e tij, Argjentinë, ku filloi karrierën e tij me River Plate, por babai i tij Jorge duket se u ka dhënë fund atyre thashethemeve.

Jorge Higuain, vetë një ish-lojtar i River Plate dhe Boca Juniors, tha për TNT Sports për planet e ardhshme të djalit të tij: “Ai nuk do të kthehet në Argjentinë. Ai më tha se do të tërhiqet në fund të vitit. Ai po e mbyll këtë vit. dhe po tërhiqet nga futbolli. Do të doja që ai të vazhdojë të jetë i lidhur me futbollin pasi të luajë. Ai është një djalë që di shumë, që ka luajtur në disa vende, ai ka gjithçka për të pasur sukses. Për mua do të ishte një fyerje nëse nuk vazhdon në futboll”, ka deklaruar babai i argjentinasit.

/GazetaSijnaliSport/