image Hidhet hap i rëndësishëm për testin e shpejtë, kjo është teknika e cila do të përdoret

Botë

Pandemia/ Hidhet hap i rëndësishëm për testin e shpejtë, kjo është teknika e cila do të përdoret

news image

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka garantuar për përdorimin urgjent të një testi për COVID-19.

Ky testim parashihet ta njeh praninë e virusit në tamponët e hundës, duke përdorur teknikën e korrigjimit gjenetik CRISPR. Lëshimi i shpejtë i kitit do të ndihmojë në zbutjen e presionit në laboratorët e analizave në SHBA, dhe rritjen e numrit të tamponëve të përpunuara në vend ende të goditur rëndë nga epidemia.

Kompleti u zhvillua nga një kompani e bioteknologjisë nga Cambridge (Massachusetts), “Sherlock Biosciences”. SHERLOCK është një akronim për ” Specific High Sensitivity Enzymatic Reporter UnLOCKing”, një platformë për aplikime diagnostikuese të teknikës së njohur për korrigjim gjenetik.

Në vend që të përdoret enzima për të prerë ADN-në (gërshërët molekulare Cas9), përdoret një variant i proteinës Cas13 e cila njeh sekuenca gjenetike specifike të viruseve, gjenet që ndihmojnë bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj antibiotikëve ose mutacioneve gjenetike që parashikojnë fillimin të një tumori, dhe pastaj ngre alarmin./ Gazeta Sinjali/