image Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan, Policia zbardhë detajet e fundit

Politikë

Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan, Policia zbardhë detajet e fundit

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

“Me datën 26.11.2024 rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë hedhur dy granata dore në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan”.

“Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar”, thuhet në njoftimin e fundit të Policisë.

Në lidhje me këtë rast në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të cilat kanë kryer vendshikimin, gjithashtu është njoftuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda, të cilët janë duke punuar intensivisht për të zbuluar autorët e këtij sulmi.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

/GazetaSinjali/