image Hezbollahu mohon dërgimin e luftëtarëve në Ukrainë

Botë

Hezbollahu mohon dërgimin e luftëtarëve në Ukrainë

news image

Grupi libanez Hezbollah ka mohuar dërgimin e luftëtarëve në Ukrainë për të mbështetur trupat ruse.

Unë mohoj kategorikisht çdo gjë nga këto pretendime“, tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv të premten vonë.

Ai tutje vazhdoi duke thënë se këto pretendime janë gënjeshtra dhe nuk janë të vërteta, shkruan Al Jazeera.

Ai shtoi: “Askush nga Hezbollahu, as luftëtar dhe as ekspert, nuk shkoi në këtë fushëbetejë“.

Ukraina më herët kishte pretenduar se Moska kishte rekrutuar rreth 1000 luftëtarë nga Siria dhe Hezbollahu për të luftuar në Ukrainë.

/GazetaSinjali/