image Hetuesit gjetën çelësin e sefit të Policisë në dhomën e Valdete Bllacës, arma u tërhoq të premten

Kosovë

Vrasja/ Hetuesit gjetën çelësin e sefit të Policisë në dhomën e Valdete Bllacës, arma u tërhoq të premten

news image

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë zbuluar detaje të reja për policen Valdete Bllaca, që dyshohet se ekzekutoi me nga dy plumba prindërit dhe dy vëllezërit – dje në Gjilan. Dyshohet se gruaja 45-vjeçare kishte qëndruar rreth 3-4 orë mes kufomave, më pas kishte kryer vetëvrasjen.

Arma me të cilën u krye krimi i shumëfishtë dyshohet se ishte zyrtare. Burime të njëjta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dyshohet se polices i ishte konfiskuar arma në muajin korrik të vitit 2019, kur ajo ishte transferuar për të kryer punë si staf civil.

Mirëpo, dyshohet se gjatë ditës së premte, arma ishte tërhequr nga Stacioni Policor në Deçan. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, me rastin e bastisjes në dhomën e Valdete Bllacës, nën kauq është gjetur një kopje e çelsit të sefit të policisë (vendi ku mbahen armët).

Kujtojmë se pas tragjedisë së djeshme, në kohëzgjatje prej 72 orësh janë suspenduar, Komandanti i stacionit policor, Major Alban Ramushi, zëvendës komandanti policor Kapiten Naser Rrahmani, shefi i operativës të stacionit policor, Kapiten Negovan Mihajlovic dhe një zyrtar i stafit civil Xhavit Azizi.

Personat në fjalë janë duke u hetuar nga IPK me dyshimin së të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Gazeta Sinjali/