image Hetimet ndaj gazetarëve Kajtazi e Mehmetaj, AGK kërkon takim me Kryeprokurorin

Kosovë

Hetimet ndaj gazetarëve Kajtazi e Mehmetaj, AGK kërkon takim me Kryeprokurorin

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, për të kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, AGK është shprehur thellësisht e shqetësuar për këtë situatë, duke kërkuar që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi.

“Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve. AGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/