image Hetemi pret në takim Sveçlën e Krasniqin, nënshkruan marrëveshje me drejtorin e ARC-së

Politikë

Hetemi pret në takim Sveçlën e Krasniqin, nënshkruan marrëveshje me drejtorin e ARC-së

news image

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetimi, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclën, ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasnqi dhe drejtorin e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj.

Përmes një postimi në Facebook, Hetemi ka bërë të ditur se ka nënshkruar njëmarrëveshje bashkëpunimi me Blerim Camaj, përmes së cilës do të ofrojnë hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.

“Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme”, ka shkruar Hetemi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim në Komunën e Leposaviqit Ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj.

“Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët” e Leposaviqit Hetemi ka nënshkruar marrëveshje me Camajn, përmes së cilës do të ofrohen hapësirat e objektit të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.

“Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme”, ka shkruar Hetemi në Facebook.

/GazetaSinjali/