image Hertha e deklason Unionin në derbin e Berlinit

Futboll

Sport/ Hertha e deklason Unionin në derbin e Berlinit

news image

Hertha Berlin e ka fituar bindshëm me rezultat 4:0 derbin ndaj Union Berlin, në ndeshjen hapëse të xhiros së 27-të të Bundesligës.

Një nga derbit më emocionues në Gjermani dhe jo vetëm, u zhvillua pa tifozë shkaku i mbylljes së stadiumit nga frika e shpërndarjes së COVID-19.

Pjesa e parë e derbit përfundoi 0-0, ndërsa vendasit “shpërthyen” në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola.

Vedat Ibesevic në minutën e 51’ zhbllokoi ndeshjen kur shënoi për 1:0, ndërsa një minutë më vonë, Dodi Lukebakio, shënoi për 2:0.

Në minutën e 61’, vendasit e mbyllën ndeshjen, kur Matheus Cuhna realizoi për 3:0.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Dedryck Boyata, që gjeti portën e mysafirëve në minutën e 77’.

Me këtë fitore Hertha Berlin renditet në vendin e dhjetë më 34 pikë, ndërsa Union Berlin në vendin e 12 me 30 pikë./Gazeta Sinjali/