Herolind Nishevci është në rrugë të mbarë për të fituar medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë, përcjell Sinjali Sport.
Karateisti nga Kosova i shënoi tri fitore në kategorinë +84 kilogramë.
Në raundin e parë ai mundi sllovakun Tomas Kosa, ndërsa në të dytin Ahamd Abu Basal të Izraelit.
Në çerekfinale humbi luftën të cilën ishte duke e fituar nga serbi Slobodan Bitevac.
Në repesazh Herolindi fitoi ndaj boshnjakut Rijad Dzuho.
Nishevci do ta kërkojë medaljen e bronztë në luftën që zhvillohet të dielën.
Në të njëjtën ditë për medaljen e bronztë lufton edhe karateistja Fortesa Orana (+68 kg). /Gazeta Sinjali Sporti/