image Helmimi i qytetarëve në Deçan/ Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të ujësjellësit

Drejtësi

Helmimi i qytetarëve në Deçan/ Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të ujësjellësit

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësi “Hidrodrini”, lidhur me rastin e helimimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe në dhjetë fshatra të kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur prokurori i rastit, Durjan Juniku, në një konferencë për media.

Para gazetarëve ai tha se aktakuza është ngritur kundër drejtorit të Departamentit Teknik dhe kundër kimistes së kësaj kompanie.

“Pas një hetimi intensiv, disamujor, në çështjen penale, e cila ka të bëjë në rasin e njohur si helimimet e mbi 1500 qytetarëve të Komunës së Deçanit dhe fshatrave përreth, sot me datën 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve, si persona përgjegjës të kompanisë rajonale ‘Hidrodrini’. Kundër drejtorit të departamentit teknik për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie ‘mosevitimi i rrezikut'”, tha prokurori i çështjes.

“Rreziku i përgjithshëm është shfaq qoftë në mossigurimin e pusetave, por edhe nga mungesa e klorit, që flet qartë që testimet nuk kanë qenë të rregullta”, shtoi ai./GazetaSinjali/