image Hedh divanin nga dritarja, për pak sa nuk vret fqinjën

Botë

Hedh divanin nga dritarja, për pak sa nuk vret fqinjën

news image

Një burrë që përtoi të zbriste divanin e tij të vjetër dhe ta çonte në koshin e plehrave, vendosi që më mirë ta hidhte këtë divan nga kati i tretë, duke rrezikuar që të dëmtonte seriozisht fqinjën e tij, përcjell Gazeta Sinjali.

Një video tregon se si divani bie shumë pranë gruas që sapo del nga hyrja e pallatit, e cila shtang dhe ia bën me dorë fqinjit të pakujdesshëm.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Stambollit.

Nuk pashë njeri poshtë dhe thashë ta hidhja divanin e vjetër. Por, papritur doli fqinja ime, që për pak sa nuk u shtyp nga divani. Fatmirësisht, shpëtoi. Mund të isha bërë vrasës”, tha burri përtac./ Gazeta Sinjali/