image Haziri thotë se Serbia mund ta njoh pavarësinë e Kosovës

Kosovë

Deklaratë/ Haziri thotë se Serbia mund ta njoh pavarësinë e Kosovës

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se Serbia mund ta njoh pavarësinë e Kosovës me presion të ndërkombëtarëve.

“Serbia mundet me pranu pavarësinë e Kosovës, kjo mund të ndodh nëse presidenti Vuçiq e nënshkruan një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit Donald Trump”, tha Haziri.

“Serbia mund t’i heq institucionet e saja nga shteti i Kosovës. Me presion Serbia mund ta njoh Kosovën”, deklaroi ai.

Haziri gjithashtu theksoi se shkëmbimi i territorit ka mund të ndodhë vetëm njëherë, në Vjenë.

“I vetmi vend që ka mundur të ndodh shkëmbimi i territoreve e që nuk është bë, kjo ka qenë Vjena, atëhere nuk ka ndodh dhe nuk mund të ndodh më”, tha Haziri në Pressing./ Gazeta Sinjali/