Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kreun e LDK-së.
I pyetur nga Sinjali para mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Haziri ka thënë se po presin te shohin zhvillimet e përgjithshme për të vendosur pastaj në Kuvend.
Drejtuesit e lartë të LDK-së kanë deklaruar se tema e takimit të sotëm është përgatitja rreth kuvendit të së shtunës.
Pas mbledhjes pritet që dikush nga zyrtaret e LDK-së t’u drejtohet gazetarëve të cilët po i ndjekin me interesim zhvillimet brenda kësaj partie./Sinjali/