Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë konferencës për media ku Isa Mustafa foli për dorëheqjen e tij, tha shkurt se kryesia e këtij subjekti politik është në dorëheqje, shkruan Gazeta Sinjali.
Kreu i Gjilanit, nuk foli gjatë si dhe nuk tregoi nëse pritet të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Nuk ka të bëjë me emra. Kryetari e tha, ne jemi kryesi në dorëheqje”, tha ai.
Ndërkaq, LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit doli e treta, kurse në asnjë komunë nuk ka fituar.