image Hazard kompletoi 90 minuta për herë të parë që nga viti 2019

Futboll

Hazard kompletoi 90 minuta për herë të parë që nga viti 2019

news image

Tingëllon çuditshëm, por mesfushori ofensivë i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard ka luajtur një ndeshje 90 minuta për herë të parë pas pothuajse dy vitesh, përcjell Sinjali Sport.

Hera e fundit kur Hazard e kishte bërë një gjë të tillë ishte 23 nëntori i vitit 2019.

Futbollisti i Realit të Madridit, gjatë kësaj periudhe kishte vuajtur në lëndime të shumta, gjë që i kishte pamundësuar paraqitjet e plota si në klub ashtu edhe në kombëtare.

Gjithsesi, paraqitje e plotë e 30 vjeçarit të hënën kundër Finlandës, gëzon Belgjikën pasi mund të llogaritë në të në fazën finale të ‘EURO 2020’. /Gazeta Sinjali Sporti/