image Haxhiu: Zyrtarët që keqpërdorin detyrën s'kanë vend në institucione

Siguri

Haxhiu: Zyrtarët që keqpërdorin detyrën s’kanë vend në institucione

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka pezulluar nga puna zyrtarin K.R,  i cili dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Pas kësaj ka reaguar dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila theksoi se zyrtarët që keqpërdorin detyrën nuk kanë vend në institucione.

E ShKK-ja njoftojnë se vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

Nga Shërbimi Korrektues thonë se mbeten të përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka.

/GazetaSinjali/