image Haxhiu nënshkruan peticionin për zgjedhje

Kosovë

Haxhiu nënshkruan peticionin për zgjedhje

news image

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu  përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se e ka nënshkruar sot peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja.

Haxhiu ka thënë se peticionin e ka nënshkruar gjatë një vizite që pati në Besianë.

“Sot nënshkrova peticionin #duamzgjedhje në Besianë. Atje u takuam me shumë qytetarë të cilët shprehën vullnetin e madh të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për ndëshkim të atyre që përmbysen zërin e tyre të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Haxhiu. /Gazeta Sinjali/