image Haxhiu kërkon shkarkime në QKUK për rastin e Hamide Magashit

Politikë

Haxhiu kërkon shkarkime në QKUK për rastin e Hamide Magashit

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet të japin përgjegjësi për rastin e 35 vjeçares Hamide Magashi, e cila u vra nga bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë.

Në seancën e Kuvendit, Haxhiu tha se pos shkarkimeve në Policinë e Kosovës, është dashur të zgjerohej edhe në QKUK.

Sipas tij, fëmija i Hamide Magashit ka mundur të shpëtohej me prerje cezariane.

“Rasti i shtatzënës Hamide Magashit është skandaloz. Sot do duhej të jepte dorëheqje ose të shkarkohej dikush. Ai fëmijë që ka pas me lind të nesërmen ka mundur të shpëtohej me një prerje cezariane, që 1500 vjet më përpara është praktikuar. Janë shkarkuar disa policë e nuk po merren masa ndaj atyre që kanë pasur përgjegjësi”, tha Haxhiu në Kuvend.

“Në qendër të qytetit me pas ndodh ai rast, është dashur të tentohej me u shpëtu fëmija e jo në oborr të QKUK”, tha Haxhiu.

/GazetaSinjali/