Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe koordinatori për dialog me Serbinë, Skender Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se që nga fillimi këta i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke e hequr reciprocitetin.
“Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo shtoi se “nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën”./Gazeta Sinjali/