image Haxhiu: Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë dështuar në vaksinimin e të gjithë qytetarëve

Politikë

Haxhiu: Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë dështuar në vaksinimin e të gjithë qytetarëve

news image

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, gjatë seancës së sotme në Kuvend tha se pandemia nuk është brengë e Qeverisë Kurti dhe se Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë dështuar që të realizojnë vaksinimin për të gjithë qytetarët.

Ai shtoi se Albin Kurti dhe Arben Vitia kanë dështuar që të realizojnë vaksinimin për të gjithë qytetarët. Sipas Haxhiut, qytetarët do të penalizohen për shkak të dështimit të Kurtit e Vitisë.

“Nuk është brengë e qeverisë pandemia, por pushteti, luksi dhe favoret e tij…Qytetarët do të penalizohen për shkak të dështimit të Albin Kurtit e Arben Vitisë. Qeveria ka dështuar ta realizojë vaksinimin masiv të qytetarëve. Albin Kurti dhe Arben Vitia planifikuan që 60% t’i vaksinojnë deri në fund të vitit, duke mos llogaritur se varianti delta kishte kapluar botën dhe Evropën”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu tha se Qeveria në krejt proceset vendosi njerëz pa përvojë, që nuk ishin të specializuar në fushën e vaksinimit.

“Qeveria ka anashkaluar si profesor Isuf Dedushaj e Naser Ramadanin, që i kemi parë shumë pak në media kohëve të fundit. Janë anashkaluar dhe në krye të procesit kanë vendosur njerëz pa përvojë”, tha ai.

Teksa tha se kanë dhënë mbështetje për asistentët e tyre dhe këshilltarët. /GazetaSinjali/