image Haxhinjtë e Kumanovës mbesin rrugëve të Mekës: "Turp për Bashkësinë Fetare Islame" (VIDEO)

Rajon

Haxhinjtë e Kumanovës mbesin rrugëve të Mekës: “Turp për Bashkësinë Fetare Islame” (VIDEO)

news image

Besimtarët myslimanë lëshuan gurë ndaj kolonave që simbolizojnë ‘Të Keqen’ në ditët e fundit të pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite. Pelegrinazhi masiv i këtij viti ka tërhequr më shumë se 1.8 milionë myslimanë nga e gjithë bota e në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Këta të fundit, sipas një video të publikuar në rrjete sociale, kanë mbetur rrugëve të Mekës.

“Haxhit e Kumanovës nën mëshirën e Allahut, pas gjuajtjes së gurëve kanë mbetur rrugëve të Mekës. TURP për BFI”, thuhet në një video derisa shihen disa haxhilerë të ulur buzë rrugës e që ankohen që kanë mbetur pa përkujdesje.

Ky një nga pesë detyrimet kryesore të besimtarit dhe kërkohet të paktën një herë në jetë nga çdo mysliman që ka mundësi ta bëjë, si një udhëtim reflektimi shpirtëror për larjen e mëkateve dhe konfirmimit të unitetit të komunitetit mysliman të të gjithë botës.

Ai nis me ecjen rreth Qabes së shenjtë të xhamisë së madhe të Mekës, struktura e zezë kubike nga e cila drejtohen gjatë lutjeve të tyre të gjithë myslimanët në botë.

Gjatë tre ditëve të fundit të Haxhit, besimtarët kryejnë ritualin e lëshimit të gurëve ndaj kolonave të betonit që përfaqësojnë djallin, që është një imitim i largimit të tundimit ndaj Profetit Ibrahim siç parashtron tradita myslimane.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë, të cilët udhëtuan përgjatë 3 ditëve, më 17, 18 dhe 19 qershor.

/GazetaSinjali/