image Haxhi Shala ka vërejtje për nepotizëm të Limajt e Krasniqit, nuk ka vendosur nese do ta votoj Qeverinë Hoti

Politikë

Haxhi Shala ka vërejtje për nepotizëm të Limajt e Krasniqit, nuk ka vendosur nese do ta votoj Qeverinë Hoti

news image

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, pohon se nuk ka vendosur ende nëse do ta votojë Qeverinë Hoti. Ai tha se së pari do ta shikojë programin qeverisës pastaj do të vendos nëse do të votojë pro apo kundër kësaj qeverie.

Shala konfirmoi se është duke shkuar në seancën e Kuvendit, përderisa u shpreh se ka vërejtje për nepotizëm ndaj Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit.

“Jam duke shkuar në seancë, besoj se në seancë do të shihet çka do të bëjë. Nuk kam vendim për votën, duhet ta shikoj frymën e të tjerëve. Ta kqyrim programin e qeverisë Hoti, kabinetin dhe atëherë vendosim”, tha Shala në T7, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai përmendi edhe nepotizmin e dy figurave të rëndësishme të partisë, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqit, por nuk pranoi të fliste për detaje, duke shtuar se do të deklarohet ‘pas seancës’.

Shala ka mohuar se qëndrimi i tiuj vjen pasi partia nuk e ka propozuar për ministër.

Nisma Socialdemokrate nuk i ka publikuar ende emrat e ministrave të rinj. /Gazeta Sinjali/