image Havolli: Tregoni me emër dhe mbiemër mjekët që nuk po kujdesën për pacientët me COVID-19

Shëndetësi

Havolli: Tregoni me emër dhe mbiemër mjekët që nuk po kujdesën për pacientët me COVID-19

news image

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, ka reaguar pas raportimeve se punonjësit shëndetësorë nuk janë duke u kujdesur për pacientët e infektuar me koronavirus, të cilët janë të hospitalizuar në spitale dhe klinikat e QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë informacione për punonjësit shëndetësorë t’i tregojnë ata me emër dhe mbiemër dhe të mos i përfshijnë të gjithë.

“Ju lutem shumë dhe ju bëjmë thirrje gjithë atyre që kërkojnë shërbime në institucionet tona shëndetësore dhe nuk marrin shërbime dhe qasje joprofesionale nga profesionistët, të thuhen me emër dhe mbiemër dhe të mos përfshihen të gjithë profesionistet ose të gjitha institucionet.

“Po ashtu, të ipet adresa e saktë se ku ka ndodh kjo papërgjegjësi sipas tyre, por jo të thuhet për gjithë institucionin, sepse është e papranueshme dhe jam i bindur se do të ketë shumë më shumë reagime pozitive se sa negative, nga gjithë ata që kërkuan ndihmë nga profesionistët që nga marsi i vitit 2020 e deri në këto momente.

Ju bëj thirrje publike që të mos politizohen dhe të përfshihen të gjithë në një ‘thes’ por nëse keni vërejtje në ndonjë profesionist të thuhet emri dhe vendi ku ka mujt me ndodh, duhet ta kryej detyrën mbi rrethanat dhe kushtet që i posedon ai ose ajo në detyrë e përgjegjësi profesionale”, shkroi ndër të tjera Havolli në Facebook./Gazeta Sinjali/