image Hashim Thaçi tregon se a është pensionuar nga politika

Politikë

Hashim Thaçi tregon se a është pensionuar nga politika

news image

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas afro tri vitesh paraburgim në Dhomat e Specalizuara në Hagë ka folur për herë të parë për politikën në Kosovë, jetën e tij dhe planet për të ardhmen. Haçi është pyetur për një pohim të tij që ai kaherë thoshte se pas përfundimit të mandatit të tij si President, ai do të pensionohej nga politika.

“Nuk më mungon zyra e Presidentit apo e Kryeministrit, dhe as agjenda apo debatet ditore politike, partiake apo parlamentare. Pas përfundimit të angazhimit politik dhe procesit që po kaloj aktualisht, dua të jetoj kapituj të angazhimeve tjera jetësore”, është përgjigjur ai.

Hashim Thaçi shprehet se ndonëse është në “izolim fizik” ai mendjen nuk e ka në burg.

“Ndjej se kam energjinë fizike e krijuese, përvojnë dhe freskinë mendore të bëjë gjëra të mira, të dobishme dhe kreative për shoqërinë dhe vendin tim”, na thotë ai.

“Për qytetarët kosovarë, liria dhe pavarësia nuk duhet të jenë të mjaftueshme. Kosova ka shumë oportunitete të parealizuara; kapitali human përbën pasurinë më të çmueshme. Unë besoj në shoqërinë aktive, dinamike dhe inovative kosovare; besoj në të ardhmen e sigurt të fëmijve tanë dhe fëmijët e fëmijve tanë”, tha Hashim Thaçi për Nacionalen.

/GazetaSinjali/