image Hashim Thaçi konfirmon datën e zgjedhjeve

Kosovë

Zgjedhje/ Hashim Thaçi konfirmon datën e zgjedhjeve

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrё sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës më 6 tetor të këtij viti.

Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marr vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet mё tej nё vendimin, tё cilin e ka nënshkruar Thaçi.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.