image Hasani: UÇK-ja u bë faktor vendimtar në arritjen e çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë

Kosovë

Hasani: UÇK-ja u bë faktor vendimtar në arritjen e çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë

news image

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka përkujtuar themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishte ndodhur më 17 nëntor të vitit 1994, shkruan shkruan Gazeta Sinjali.

Në 26-vjetorin e themelimit të saj, Hasani, ka thënë se UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë.

 “Sot është datëlindja e UÇK-së. Si sot më 17 nëtor 1994 u themelua Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Atëbotë për herë të parë jehoi emri i saj në Kosovë e në botë, më vonë UÇK-ja u bë faktori vendimtar në arritjen e çlirimit të Kosovës nga okupimi shekullor i Serbisë. Lavdi dëshmorëve të kombit të rënë për liri ! Lavdi UÇK-së !”, ka shkruar Hasani. /Gazeta Sinjali/