image Hasani: Pa ardhë një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim

Politikë

Hasani: Pa ardhë një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim

news image

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, nuk pret që seanca e sotme e Kuvendit të sjellë ndonjë zhvillim të ri në skenën politike.

Para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit, Hasani deklaroi se nuk ka sinjale për ndonjë ndryshim dhe se vendi vazhdon të mbetet në ngërç, derisa të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk besoj që do të ndryshoj ndonjë gjë, nuk kemi njoftim as kryetarët e partive e as nga mjetet e rrugëve apo thashetheme të rrugëve. Besoj që është prapë e njëjta gjë, pa ardhë një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim ose do të ketë ndonjë ndryshim,” u shpreh ai për mediat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/