image Hasani: Nuk shoh përplasje mes Ramës e Kurtit, me Beogradin s’bëjmë kompromise për Kosovën

Shqipëri

Hasani: Nuk shoh përplasje mes Ramës e Kurtit, me Beogradin s’bëjmë kompromise për Kosovën

news image

Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, ka thënë se nuk ka ndonjë përplasje “substanciale” mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama.

Ai tha se Kosova ka qenë gjithmonë prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe dha zotimin se do të vazhdojnë përpjekjet që Kosova të jetë sa më pranë Bashkimit Europian.

“Nuk shohin ndonjë përplasje për asgjë. Nuk shoh ndonjë përplasje për asgjë substanciale. Nuk shoh ndonjë përplasje për tema që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës, me njohjen e Kosovës si vend i pavarur dhe për tërësinë dhe integriteti i territorit të saj”, ka thënë Hasani në një intervistë për Euronews Albania.

I pyetur edhe për marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin duke parë se “çfarë orkestrohet në Beograd kundër Kosovës”.

Hasani në përgjigje tha se Shqipëria nuk bën kompromise me Beogradin për ardhmërinë e Kosovës, ndërsa tha se vendi i tij qëndron për një rajon me një të ardhme sa më pozitive.

Pyetje: Të ndalojmë  pak te rajoni jonë  te Ballkani. Fillimisht po e nis me Kosovën. Si janë marrëdhëniet e Tiranës me Prishtinë?

Ministri Hasani: Të shkëlqyera. Dhe këtu citoj kryeministrin Kurti, i cili në një intervistë të parë para ca ditëve e ka shprehur hapur që nganjëherë vetëm lajmet e këqija përbëjnë lajm.

Ne e dimë lajmet e mira asnjëherë nuk përbëjnë lajm. Kosova është pika kryesore e punës së politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Gjithmonë ka qenë dhe në momentet më të vështira të shtetit shqiptar, ka qenë fokus tek ajo që ndodhte apo ndodh aktualisht në Kosovë.

Kemi një angazhim shumë të fortë, kemi një angazhim direkt, kemi një marrëdhënie që duhet marrë për shembull në raportet që dy vende kanë në kushtet aktuale. Dhe ne vazhdojmë të punojmë në një mënyrë organike për tema të rëndësishme.

Pyetje: Pse nuk ju duket kështu zoti Ministër?

Ministri Hasani: çështje perceptimi.

Pyetje: Përplasjet mes Ramës dhe Kurtit

Ministri Hasani: Nuk shohin ndonjë përplasje për asgjë. Nuk shoh ndonjë përplasje për asgjë substanciale. Nuk shoh ndonjë përplasje për tema që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës, me njohjen e Kosovës si vend i pavarur dhe për tërësinë dhe integriteti i territorit të saj.

Nuk shoh asnjë përplasje për angazhimin që ka Shqipëria për maksimalizimin e përpjekjes, që Kosova të jetë sa më pranë Bashkimit Europian. Të jetë një vend që të hapë apo të shkelë gjithë ato etapa që vendet tjera i kanë shkelur dhe të përparojë në mënyrë sa më të shpejtë, pasi bëhet fjalë për vendin patjetër me një demokraci vibrante. Një vend thelbësisht pro euroatlantik konkurron me Shqipërinë në përqindjet e dëshirës për të qenë sa më pranë dhe sa më shpejt familjes euroatlantike. Dhe për një realitet që është vetëm pozitiv, me njerëz që po shtyjnë përpara për të pasur një shoqëri dhe ata sa më të shpejtë europianiste.

Pyetje: A duhet të hapet ura mbi lumin Ibër, zoti Ministër?

Ministri Hasani: Nuk është pyetje a duhet hapur, patjetër që ura duhet hapur. Nuk ka qenë  ndonjë herë  në  pyetje duhet apo s’duhet. Padyshim që nuk mund të ketë ura dhe nuk mund të ketë ndarje në realitetet, të cilat ne të gjithë i kemi krijuar. Ajo që ne kemi thënë ka qenë që çdo hap duhet të koordinohet. Flasim për të  njëjtën logjik, flasim për të njëjtat veprime, flasim për të njëjtën mënyrë të menduarit, por flasim nganjëherë për metoda pak të ndryshme  pune. Ajo që  ne kemi propozuar, këshilluar, ka qenë gjithmonë që veprimet të ndërmerren të koordinuar.

Pyetje: Pse duhet Kosova të pyesë ndërkombëtarët për një gjë që ata vetë e thonë që është e ligjshme?

Ministri Hasani: Detyrimi i shtetit amë, detyrimi i Shqipërisë është që gjithmonë të përcjellë mesazhe pozitive dhe konstruktive ndaj të gjithë atyre. që   janë  të  angazhuar për çështjen e shqiptarë ve në  rajon. Ne shikojmë  si shumë  të  rëndësishme, që  çdo përpjekje që  ka të  bëjë  me stabilitetin e secilit prej nesh, të  jetë  i mirë  koordinuar me aleatë tanë  kryesor, dhe aleatët kanë  qëndrime , të  cilat  siç edhe e thashë  janë  plotësisht në  të  njëjtë n linjë  që  ndonjë  nga ne mendon se duhet bërë . Por më nyrat janë  pak të  ndryshme. Hajde të  përshtasim dhe mënyrat sesi merren vendimet dhe ka shembuj shumë  të  mirë, të  paktën po flas për Shqipërinë. Në  momentin që  Shqipëria ka vepruar në  përputhje dhe në  angazhim të  njëjtë  me atë  që  i kanë  thënë  aleatët e vetë , rezultatet kanë  qenë  shumë  herë  më  të  mira.

Pyetje: A e dëmton Kosovën e gjitha kjo çfarë  ka ndodhur zoti Ministër? Mosdakordimi me partnerët ndërkombëtar, vendosja e sanksioneve dhe gjithë  këtë  proces në  të  cilën Kosova është

Ministri Hasani: Unë dua ta shoh gjithë gjënë pozitive. Unë dua që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë të  përgatiten për të qenë sa më shpejt e sa më parë pjesë e një familje të madhe, pjesë e familjes euroatlantike. Edhe të gjitha përpjekjet që ata duhet të bëjnë, të ndihmuar nga ne, të mbështetur nga ne, duhet të jenë për ta bërë Kosovën një vend sa më shpejt kandidat të Bashkimit Europian, edhe kandidat të anëtarësimit NATO. Por këto janë hapa, të cilat duhet të jenë të mirëllogaritura.

Pyetje: Stausin e vendit kandidatë  duhet ta kishte marrë  Kosova?

Ministri Hasani: Nuk kam asnjë mendim ndryshe, jam partizani më i madh i gjithë përpjekjes që kolegët në Prishtinë po bëjnë, që ta shtynë flamurin euroatlantik në përpjekjet e tyre.

Pyetje: Marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin si janë zoti Ministër? Duke parë reagimet, kundër reagimet, sulmet, gjithçka çfarë orkestrohet në Beograd kundër Kosovës. Janë më të mirat e mundshme apo jo?

Ministri Hasani: Varet ku e vëmë llupën. Në qoftë se do bëjmë një bisedë të dhjetë, pesëmbëdhjetë, njëzet apo njëzet e pesë viteve. Mënyra e trajtimit e gjithë  gjësë do të varionte në vartësi të momentit të vënies së llupës. Për ne, ajo që është e rëndësishme është që në rajon, me vendet e rajonit, do të vazhdojmë përpjekjen tonë konstruktive për një të ardhme të përbashkët sa më pozitive. Por kjo pa kompromise në  çështjet që janë thelbësisht të rëndësishme për shtetin shqiptar, për Republikën e Shqipërisë, por edhe për interesat tona jetike që kanë të bëjnë me ardhmërinë e Kosovës në radhë  të  parë . Siç edhe e thashë,  çështja e Kosovës është tema kryesore e punës së Ministrisë së Jashtme të Republikë s së Shqipërisë. dhe këtu nuk ka kompromis. Ne vazhdojmë të mbështesim fort dialogun  Prishtinë- Beograd. Dhe vërtetë shpresoj që me konfigurimin e ri të Komisionit Europian. Me konfigurimin e ri të  njerëzve që do të jenë të angazhuar për të.

Pyetje: Keni dhe ju ndonjë kritikë për ata të vjetrit, se Kosova ka pasur si për Lajçak, si për zotin Borrell.

Ministri Hasani: Me shpresën që gjithë angazhimi i Komisionit Europian tashmë me një komisioner, që do të merret ekskluzivisht me zgjerimin dhe me angazhimin e  komisionit për dialogun Prishtinë-Beograd, me energji të reja me dinamika të reja, gjërat ndryshojnë dhe ndryshojnë për mirë.

Për fat të keq i gjithë rajoni ka qenë i përfshirë, flas për vitin 2024. Dhe retorika ka shkuar ndoshta jo në  drejtimin e duhur, nuk ka shkuar në ritimin e përmbushjes së angazhimeve të përbashkët dhe përpjekjes për të afruar sa më shumë. Por ka marrë ngjyrime të cilat kanë qenë pak shtytëse karshi njëra-tjetrës, plus faktit që ky vit ka pasur zgjedhje në Bashkimi Europian.

Për pak javë do kemi zgjedhjet në  Shtetet e Bashkuara. Për pak javë do kemi konfigurimin e ri të Komisionit Europian. Këto janë dinamika që do të bëjnë një dimër 2024-2025 edhe më interesant. Por që për këtë, ne do të vazhdojmë të jemi jo vetëm të fokusuar fort, por edhe të mirangazhuar në mënyrë që të përgatitemi për të  pasur vëmendjen maksimale ndaj temave të rëndësishme që kanë të bëjnë nga gjërat më elementare që janë shqiptarët, kudo ku janë. Isha para pak ditësh me kryetaren e Komunës së  Preshevës.

Pyetje: Dua të pyes për shqiptarët e Luginës, sepse shpesh herë ata thonë që Tiranë nuk bën aq sa duhet për luginën e Përshëvës.

Ministri Hasani: Asnjëherë nuk mjafton ajo që bën Tiranë për asnjë shqiptar. Nuk është e mjaftueshme për asnjë, qofshin këta të Luginës së Preshevës, qofshin këta të Republikës së Kosovës, qofshin këta shqiptarë kudo ku gjenden. Në Maqedoninë e Veriut, Malësi apo në diasporë. Dhe ne nuk do të lëmë më me kaq, ne kemi filluar një angazhim them serioz. Duke filluar nga struktura e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, kemi një drejtori që merret ekskluzivisht me faktorët shqiptarë në  rajon. Kemi një vëmendje më të theksuar politike, por siç e thashë nuk mjafton asnjëherë ajo që bëjnë për shqiptarët kudo ku janë. Dhe me kryetaren e Komunës së  Preshevë s diskutuam për tema të rëndësishme, por dhe për përditshmërinë. Sepse është përditshmëria nganjëherë që krijon shumë ngjyrime, të cilat mund të krijojnë situata të caktuara në të ardhmen.

Pyetje: Thuhet që shqiptarët e Luginës së  Preshevës janë shqiptarët më të diskriminuar në rajon. Bini dakord?

Ministri Hasani: Na duhet që të punojmë sa më shumë, që shqiptarët kudo ku janë të ndihen të mirëintegruar, të mirëtrajtuar dhe të angazhuar në shoqëritë ku ata kontribuojnë, si anëtarë të barabartë dhe me vlera shumë të mira.

Flasim për angazhime dhe njerëz të cilët në gjithë përpjekjen e tyre politike janë të fokusuar drejtë të ardhmes euroatlantike të vendeve ku ata kontribuojnë. Dhe kjo është një vlerë e shtuar e një angazhimi. që  pa dallim gjeografik, kudo ku janë shqiptarët e vërtetojnë gjithmonë dhe çdo ditë.

/GazetaSinjali/