Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk është në rolin e tij.
Sipas Hasanit, Thaçi tash që është rrëzuar Qeveria Kurti, po përdorë diskurs diskriminues, përjashtues, përcjell Gazeta Sinjali.
“Diskursi që po e përdorë presidenti është diskriminues, është përjashtues. Presidenti nuk mund të sillet si kapadai, por brenda parametrave, ai në mënyrë absolute po del nga roli i tij, sepse ai nuk mund të formësojë apo dirigjojë vullnetin politik. Në rastin konkret nuk ka asnjë gjë të paqartë sa i përket formimit të Qeverisë sepse nuk ka ndryshuar asgjë me dy situatat e më hershme”, ka thënë Hasani në emsionin Desku të KTV-së.
Pas rrëzimit të qeverisë më 25 mars me mocion të mosbesimit, gjatë ditës sotme presidenti Thaçi ka zhvilluar takime konsultative me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës./Gazeta Sinjali/