Diplomatja nga Shqipëria, Edith Harxhi është përplasur me kryetarin e Partisë Socialdeomkarate, Dardan Molliqaj në një diskutim për bashkimin kombëtar.
Harxhi mendon se në Kosovë mendohet se Shqipëria nuk e njeh mjaftueshëm realitetin politik të Kosovës duke drejtuar gishtin edhe nga mediat kosovare që nuk thërrasin analist nga Shqipëria.
“Keni një problem shumë të madh në Kosovë, më vjen keq më duhet t’ua them. Ju pendehoni që ne nuk njohim Kosovën dhe ky është shumë problem i madh. Të gjithë mediat në Kosovë nuk thërrasin asnjëherë ndonjë analist nga Shqipëria. Ju jeni në çdo moment në kanalet e Shqipërisë”, tha Harxhi, duke shtuar se e njohin mjaftueshëm Kosovën.
“Ne e njohim më shumë se ju Kosovën. Nuk është normale që ju të pyesni se ku janë dhe ku nuk janë minierat. Mos presupozoni në asnjë mënyrë që ne nuk dimë për Kosovën”, tha ish-kandidatja e Partisë Demokratike.