image Harris: Vdekja e Sinwar-it është mundësi e mirë që të ndalet lufta në Gaza

Botë

Harris: Vdekja e Sinwar-it është mundësi e mirë që të ndalet lufta në Gaza

news image

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, është deklaruar pas vrasjes së liderit të Hamasit.

“Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin amerikan ose kërcënon trupat tona apo interesat tona, le ta dijë këtë, ne do t’ju sjellim gjithmonë para drejtësisë”, ka thënë ajo, njofton Skynews.

Harris ka potencuar se Izraeli e ka “të drejtën për të mbrojtur veten” dhe kërcënimi që Hamasi paraqet për vendin duhet “të eliminohet”.

Ajo po ashtu ka theksuar se vdekja e Sinwar-it ka qenë “përparim i qartë drejt këtij qëllimi”.

“Hamasi është shkatërruar dhe lidershipi i tij është eliminuar. Ky moment na jep një mundësi për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, ka thënë Harris, teksa ka shtuar se duhet të përfundojë me sigurimin e Izraelit, lirimin e pengjeve, përfundimin e vuajtjeve në Gaza dhe palestinezët duke realizuar “të drejtën e tyre për dinjitet”.

“Është koha që e nesërmja të fillojë pa Hamasin në pushtet. Ne nuk do të heqim dorë nga këto synime dhe unë gjithmonë do të punoj për të krijuar një të ardhme paqeje, dinjiteti dhe sigurie për të gjithë”, ka potencuar Harris.

/GazetaSinjali/