image Harris flet pasi humbi në zgjedhje: Amerikanët kanë më shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë

Zgjedhjet SHBA

Harris flet pasi humbi në zgjedhje: Amerikanët kanë më shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë

news image

Kamala Harris ka mbajtur një fjalim, pasi humbi zgjedhjet e 5 nëntorit dhe uroi rivalin Donald Trump për fitoren.

Zëvendëspresidentja, u prit me duartrokitje të zhurmshme dhe iu drejtua mbështetësve të saj.

Ndër tjera ajo tha se do të vazhdojë të luftojë për bindjet e saj duke përfshirë të drejtave e grave.

“Zemra ime është plot sot,” tha Harris, duke filluar fjalimin e saj. “Plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri”.

“Drita e premtimit të Amerikës do të jetë gjithmonë për sa kohë që ne nuk dorëzohemi kurrë dhe për sa kohë që vazhdojmë të luftojmë”, shton ajo.

Harris vazhdoi të falënderojë familjen e saj, duke përfshirë burrin e saj të cilin ajo e quan “Doug im i dashur”, si dhe Jill dhe Joe Biden, dhe kandidatin e saj Tim Walz dhe familjen e tij.

Ajo falënderoi ekipin e saj, vullnetarët që dhanë “aq shumë nga vetja”, punonjësit e sondazhit dhe zyrtarët e zgjedhjeve lokale.

“Jam shumë krenare për garën që vrapuam dhe mënyrën se si e zhvilluam atë”.

“Amerikanët kanë më shumë të përbashkëta sesa ato që na ndajnë”, tha Harris. 

/GazetaSinjali/