image Hargreaves takon edhe Haradinajn, diskutohet për proceset në të cilat po kalon Kosova

Politikë

Hargreaves takon edhe Haradinajn, diskutohet për proceset në të cilat po kalon Kosova

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Johnatan Hargreaves, është pritur në takim edhe nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj tha se në takim u bisedua për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.

“Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/