Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Gllogjan për përvjetorin e rënies së Heroit Agim Selmanaj.
Po ashtu qytetarë të shumtë deçanas kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.
“Për bashkimin e shqiptarëve kanë dhënë shumë vetë familja e heroit, babai i Agimit, janë të gjithë bashkë por edhe familja e gjerë. Nuk është rastësi që Agimi është ndër luftëtarët e hershëm të brezit të parë të UÇK-së. Pra nuk është rastësi që ai me gjithë bashkëluftëtarët tjerë mori pjesë në të gjitha vendbetejat, vendluftimet në zonën e Dukagjinit. Sot me respekt i nderojmë por edhe betohemi në atë që ka qenë betim i gjithë luftëtarëve pra që ta mbrojmë lirinë”, u shpreh Haradinaj.