image Haradinaj: Asnjë festë dhe as liria nuk do të kishte kuptim pa heronjtë tanë

Kosovë

Haradinaj: Asnjë festë dhe as liria nuk do të kishte kuptim pa heronjtë tanë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë nga kjo parti si dhe me ministra të Qeverisë së Kosovës, sot në Isniq e Carrabreg, kanë zbuluar lapidarët e të rënëve për liri.

Në një status në facebook, Haradinaj ka thënë se shumë heronj anekënd Dukagjinit e Kosovës e kanë nderuar Shqipërinë me beteja deri në frymë të fundit.

“Së bashku me kolegë, vendosëm lule tek bashkëluftëtarët e mi që pushojnë në Gllogjan. Ata dhe shumë heronj të tjerë anekënd Dukagjinit e Kosovës, e nderuan Shqipërinë me beteja deri në frymën e fundit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se nuk ka festë dhe as vet liria që do të kishin kuptim pa ata. “Asnjë festë, e as vet liria dhe dita e madhe që e shënojmë sot, nuk do të kishte kuptim pa ta. Gëzuar shqiptarë!”, është shprehur Haradinaj.

/Gazeta Sinjali/