image Haradinaj bën homazhe në Prekaz

Përvjetor/ Haradinaj bën homazhe në Prekaz

news image

Në prag të Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari është përtej dimensioneve të epokës sonë dhe themel i lirisë kombëtare.

“Madhështia e rezistencës dhe sakrifica sublime e familjes emblematike Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kapërcejnë dimensionet e epokës sonë dhe do të qëndrojnë përjetësisht në themelet e lirisë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/