Në prag të Ditës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari është përtej dimensioneve të epokës sonë dhe themel i lirisë kombëtare.
“Madhështia e rezistencës dhe sakrifica sublime e familjes emblematike Jashari dhe Komandantit Legjendar, Adem Jashari, kapërcejnë dimensionet e epokës sonë dhe do të qëndrojnë përjetësisht në themelet e lirisë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/