Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sërish me një grua nga Vlora të cilën dy vjet më parë e kishte kapur për krahu për ta larguar nga foltorja, me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Edhe këtë përvjetor, gruaja nga Vlora “u shfaq” në Prizren, derisa Haradinaj po fliste para mediave.
“Gruaja nga Vlora paska ardhur sërish”, ka thënë Haradinaj duke qeshur.
Por, kësaj radhe ajo ishte më e “relaksuar”, madje tha se është edhe e emocionuar kur u përshëndet me Haradinaj.
Ajo tha se fajin për kritika e ka ish-këshilltari i Haradinajt, Jahja Lluka, i cili sipas saj nuk ia kishte dhuruar një libër.
Para dy vitesh në përvjetorin e 140 të Lidhjes së Prizrenit, zonja nga Prizreni ka ndërhyrë në organizimin ceremonial të ekzekutivit, duke ngjallur reagimin e kryeministrit të atëhershëm, i cili e kishte larguar me forcë nga foltorja, duke kërkuar respektimin e protokollit./Gazeta Sinjali/