image Haradinaj paralajmëron Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: As ëndërr mos të shohin që kanë me kalu lehtë

Kosovë

Haradinaj paralajmëron Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: As ëndërr mos të shohin që kanë me kalu lehtë

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në mandatin e ardhshëm që pritet t’i prijnë qeverisë së re, lidhur me vendimin për shfuqizimin e taksës kundër Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj ka bërë të qartë se nuk do të kalojë aspak lehtë vendimi për shfuqizimin e taksës kundër Serbisë.

“Vjosa Osmani apo Albin Kurti nuk duhet me e pa ëndërr që kanë me kalu aq lehtë kur ta heqin taksën, e ne u kemi thënë jo, gjithë atyre vendeve të botës. Dmth e bëjnë njëfarë gabimi në kalkulim dhe në planifikim”, ka deklaruar Haradinaj në T7.

Më tutje ai ka thënë se taksa ishte vënë për shkak të lobimit të Serbisë kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare, rrezikut në vend që ia bënte Kosovës si dhe tregtinë që e bënte Serbia në Kosovë.

“Për faktin se kujt po ja heqin taksën. Vuçiqit dhe cilit Vuçiq, atij që po i mohon krimet. Këta ish-dashtë me dal me një deklaratë ‘lazdrohu lazdrohu se për këtë arsye e kemi vendos taksën’ se nuk e kemi vendosur krejt pahiri. Ai luftoj kundër nesh për anëtarësimin në Interpol, na rrezikoje në rend dhe shitke në Kosovë. Kjo na ka shty neve, pastaj bëhet edhe më i keq dhe i mohon krimet”, ka deklaruar më tutje ai.

Haradinaj e ka konsideruar si të pabesueshme sesi Kurti dhe Osmani po deklarohen për heqjen e taksës Aleksandar Vuçiqit që mohonte krimet e bëra në Kosovë.

“Qysh ka fytyrë Vjosa Osmani pse Albin Kurti mos me dal me një deklaratë. Ai njeri po i ofendon viktimat e Kosovës. Qysh kanë fytyrë këta mos me cu me dal dhe me thanë jo vetëm që do ta mbajmë taksën, por do të shtojmë edhe masa tjera. Njërit normal ish dashtë me e bë”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/