image Haradinaj: S'ka me na dhënë detyra ndërkombëtarët

Kosovë

Deklaratë/ Haradinaj: S’ka me na dhënë detyra ndërkombëtarët

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se senatorët nga SHBA, Ron Johnson dhe Chris Murphy, nuk i kanë kërkuar asnjë kompromis gjatë takimit të djeshëm në lidhur me zgjidhjen finale të dialogut me Serbinë.

“Asnjë (kompromis) fare”, ka thënë Haradinaj kur është pyetur lidhur me këtë çështje.

Në debatin “Talk The Talk”, Haradinaj dyshon se dikush prej liderëve kosovarë i thonë zyrtarëve amerikanë se Kosova duhet të jap diçka për dialogun.

“Ata (zyrtarët amerikanë) nuk i përmendin, mund të ndodh që dikush prej neve i thotë se na duhet me dhanë, se nuk është në rregull me jap diçka për dialog, por këtë e bëjnë për arsye personale disa liderë që besojnë që karriera ndërtohet ashtu”, transmeton reporteri. “Ende është rreziku i Dodik Republikës në Kosovë”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se asnjë lider sado që është i shantazhuar të jetë në emër të Kosovës e ka të pamundur të bëjë çfarëdo kompromisi, ose me qenë krijues i ndonjë zgjidhje në dëm të shtetit të Kosovës.

“Kushdo që e përfaqëson Kosovën duhet ta di se e përfaqëson Kosovën sovrane. Me çdo shtet kemi marrëdhënie të mira bilaterale, por s’ka me na dhënë detyra, Kjo shkon për çdo shtet”, ka thënë Haradinaj.