image Haradinaj: Zvicra është shtëpia e dytë e shqiptarëve

Kosovë

Haradinaj: Zvicra është shtëpia e dytë e shqiptarëve

news image

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, uron shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.

Haradnaj thotë se Zvicra ka qenë strehë e shqiptareve dhe me të drejt sot është shtëpia e tyre e dytë.

Shënimi i Haradinajt:

Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti Zvicran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë./Sinjali/