image Haradinaj: Vuçiq kërkoi 950 kilometra katrorë territor të Kosovës

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Vuçiq kërkoi 950 kilometra katrorë territor të Kosovës

news image

Kryeministri në largim, njëherësh kandidat edhe për një mandat të ri në krye të qeverisë, nga koalicioni AAK-PSD, ka dhënë disa detaje të pa thëna deri më tani rreth pretendimeve të Beogradit zyrtar në ndarjen e Kosovës.

Në një debat përballë analistëve në televizionin Dukagjini, Haradinaj deklaroi se gjatë kohës që flitej për ndarjen e Kosovës, Serbia i ka kërkuar 950 kilometra katrorë territor të Kosovës.

Sipas Haradinajt,  këtë kërkesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka shtruar fillimisht në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e pastaj edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Ndryshe kryeministri në largim, Haradinaj, pretendon se është meritori kryesor që përjashtoi idenë e ndarjes së Kosovës, apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë./Gazeta Sinjali/