image Haradinaj voton: Kosovën po e presin shumë sfida

Haradinaj voton: Kosovën po e presin shumë sfida

news image

Ka votuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj, kandidat për kryeministër, votoi në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në kryeqytet.

Pas votimit, Haradinaj ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme që t’i japin legjitimitet institucioneve të Kosovës. Kosovën e presin shumë sfida. Ju lutem votoni të gjithë”, u shpreh ai. /Gazeta Sinjali/