image Haradinaj vlerëson kontributin e dëshmorëve
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Haradinaj vlerëson kontributin e dëshmorëve

news image

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë kontributin e dëshmorëve për lirinë e vendit.

Ai ka thënë se për lirinë e vendit, Shqiponja, Gjakova dhe tërë Kosova dhanë më të dashurit e tyre, të cilët u flijuan, në mbrojtje të atdheut, të vlerave dhe identitetit tonë.

Haradinaj i ka bërë këto komente gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shqiponjë të Gjakovës.

“Sot, në kujtim të kësaj sakrifice sublime, kam bërë homazhe në Shqiponjë në nderim të dëshmorit Idriz Gucati, martirëve Zize Syla, Ukshin Hamza, Arif e Sejdi Kosumi, dhe dëshmorës Aze Brahimaj. Si sot, 20-vjet më parë ra heroikisht për të jetuar në kujtesën e popullit tonë, Nëna Azë, e cila ishte bërë shtyllë e fuqishme për njësi të tëra të UÇK-së. Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” , ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Sinjali/