Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar në qendër spitalore policin e plagosur nga aksioni në parandalimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Ai ka deklaruar se është e qartë se ky është një sulm i pastër terrorist.
”Po shihet që është një sulm i pastër terrorist. Dita e sotme në dëshmon sa me rëndësi është të jemi bashkë të gjithë si me aleatët ashtu edhe me tonët.
Nuk mbështesim njeri, por vendin tonë”, tha ai për KlanKosova.