image Haradinaj: Vetëvendosje e ka rrëzuar veten

Politikë

Haradinaj: Vetëvendosje e ka rrëzuar veten

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kreut të saj, Albin Kurti, duke thënë se kjo parti duhet t’ia bëjë një analizë vetes dhe të mos nxitohet duke fajësuar të tjerët për rrëzimin nga Qeveria.

“Vetëvendosjen nuk e kanë rrëzuar askush, por e kanë rrëzuar veten e tyre dhe nuk i ka rrëzuar Grenelli e askush tjetër”, është shprehur Haradinaj në Klan Kosova.

“Unë e kam parë që koncepti i Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit ka qenë mashtrues. Joshja e popullit ka qenë mashtrim. Disa pozicione i ka pasur të gabuara gjë që ia kam thënë haptas. Vetëvendosje duhet t’ia bëjë një analizë vetes. Kur e kam rrëzuar veten, unë ia kam kthyer postin sovranit. Vetëvendosje e ka rrëzuar veten”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/