Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka përkujtuar luftëtarët e UÇK-së dhe sakrificën e tyre sublime për liri, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj tha se sot e gjithmonë nderojnë veprën e gjithë luftëtarëve e atdhetarëve shqiptarë nga të gjitha periudhat historike, duke shtuar se veprat e tyre mbesin frzmëzim për periudhat historike.
“Nderuam veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj dhe Heroin e Kosovës, Gjeneral Major Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij. Nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luani ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke“, tha ndër tjera Haradinaj.