Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ku u bë e ditur se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Ai ka vlerësuar se vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Sipas tij, rreshtimi i Kosovës kah vlerat evropiane duhet të jetë synim i pa kompromis, teksa shton se partneriteti me SHBA e BE është rruga e vetme për Kosovën.
“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. ë të shtetformimit dhe shtetndërtimit. Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.