1 gushti shënon Ditën Komëbtare të Zvicrës. Me këtë rast, kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin zviceran, transmeton Sinjali.
Përmes këtij urimi, Haradinaj ka thënë se Zvicra ka qenë strehë për shumë shqiptarë.
“Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti Zvicran ka qenë strehë e shumë shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë. Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shkruar Haradinaj./Sinjali/